Belgjika
shtet në Evropën Veriperëndimore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Belgjika (Holandisht: België; Frëngjisht: Belgique; Gjermanisht: Belgien) zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës, është një shtet në Evropën Perëndimore dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 30,689 km2 dhe ka një popullsi prej më shumë se 11.5 milionë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Brukseli; qytete të tjera të mëdha janë Antwerp, Gent, Charleroi, Liège, Bruges, Namur dhe Leuven. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe në jetën belge.
Parimi: (shqip: "Bashkimi bën fuqinë") | |||||
Himni: La Brabançonne (shqip: "The Brabantian") | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Brukseli 50°51′N 4°21′E | ||||
Gjuhët zyrtare | Holandisht Frëngjisht Gjermanisht | ||||
Grupet etnike (2022[1]) | |||||
Besimi (2019[2]) |
| ||||
Nofka | |||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia kushtetuese parlamentare federale[3] | ||||
• Mbreti | Filipi | ||||
Alexander De Croo | |||||
Kuvendi | Parlamenti Federal | ||||
Senati | |||||
Dhoma e Përfaqësuesve | |||||
Pavarësia nga Holanda | |||||
• Shpallja | 4 teror 1830 | ||||
• Njohur | 19 prill 1839 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 30,528[4] km2 (11,787 sq mi) (136-të) | ||||
• Ujë (%) | 0.71 (2015)[5] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2022 | 11,584,008[6] (82-të) | ||||
• Dendësia | 376/km2 (973.8/sq mi) (22-të) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $715.658 billion[7] (36th) | ||||
• Për kokë banori | $61,586[7] (20-të) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $609.887 billion[7] (26th) | ||||
• Për kokë banori | $52,485[7] (16-të) | ||||
Monedha | Euro (€) (EUR) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2021) | 23.9[8] i ulët | ||||
IZHNJ (2019) | 0.931[9] shumë i lartë · 14-të | ||||
Zona kohore | UTC+1 (CET) | ||||
• Verës | UTC+2 (CEST) | ||||
Ana e drejtimit të makinës | right | ||||
Prefiksi telefonik | +32 | ||||
Kodi i internetit TLD | .be | ||||
| |||||
|
Termi Belgjikë vije nga banuesit e parë të këtij vendi "belgët", fis keltë të njohur nga provinca romake, Galia belge. Në të kaluarën e largët, Belgjika ka qenë pjesë e tokave të ulëta (Beneluksi) në të cilat bënte pjesë edhe Holanda dhe Luksemburgu. Që nga gjysma e mesjetës deri në shekullin e XVII, ky vend ka qenë qendër kulturore dhe tregtare e këtij regjioni evropianë. Nga shekulli i XVI deri në kohën e pavarësisë së Belgjiks, nga rrethina e saj thirrej "Holanda jugore" dhe ishte fushëbetejë e fuqive evropiane.
Belgjika është një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane (BE) dhe në tokën e saj ka kryeqendra organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore, të tilla si p.sh. NATO.