Indeksi i zhvillimit njerëzor
From Wikipedia, the free encyclopedia
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI ose Human Development Index ) është një statistikë e përbërë nga tregues të ndryshëm që shërben si indikator i renditjes së vendeve sipas nivelit të "zhvillimit njerëzor" dhe i ndan ato në vende të zhvilluara (zhvillim i lartë), vende në zhvillim (zhvillim mesatar), dhe vende të pazhvilluara (zhvillim i ulët). Statistika përbëhet nga statistikat e Jetëgjatësisë, Edukimit dhe PKB (Prodhimi Kombëtar Bruto).