Afganistani
From Wikipedia, the free encyclopedia
Afganistani, zyrtarisht Emirati Islamik i Afganistanit, është shtet në Azinë jugperëndimore që nuk laget nga asnjë det dhe që kufizohet në perëndim me Iranin, në veri me Turkmeninë, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin, në verilindje me Kinën dhe në lindje dhe jug me Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfër i botës.
Emirati Islamik i Afganistanit د افغانستان اسلامي امارت (Pashtoisht) Də Afġānistān Islāmī Imārat امارت اسلامی افغانستان (Darisht) Imārat-i Islāmī-yi Afghānistān | |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: دا د باتورانو کور Dā Də Bātorāno Kor "Kjo është Shtëpia e Trimave"[1] | |||||
Gjendja | Shtet anëtar i OKB-së nën një qeveri të panjohur[2] | ||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Kabul 34°31′N 69°11′E | ||||
Gjuhët kryesore | |||||
Grupet etnike | |||||
Besimi | |||||
Nofka | Afgan[7] | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Emirati unitare provizore teokratike islame[8][9][10] | ||||
• Udhëheqësi | Hibatullah Akhundzada | ||||
• Kryeministri | Hasan Akhund (Në detyrë) | ||||
• Shef i Drejtësisë | Abdul Hakim Ishaqzai | ||||
Kuvendi | Këshilli Drejtues (organ konsultativ)[11] | ||||
Themelimi | |||||
• Perandoria Hotak | 1709–1738 | ||||
• Perandoria Durrani | 1747–1823 | ||||
• Emirati | 1823–1839 | ||||
• Restaurimi i Mbretërisë Durrani | 1839–1842 | ||||
• Restaurimi i Emiratit | 1842–1926 | ||||
• Dost Mohammad bashkon Afganistanin | 27 maj 1863 | ||||
• Marrëveshja Anglo-Afgane | 26 maj 1879 | ||||
• Pavarësia | 19 gusht 1919 | ||||
• Mbretëria | 9 qershor 1926 | ||||
• Republikë | 17 korrik 1973 | ||||
27–28 prill 1978 | |||||
• Shteti Islamik | 28 prill 1992 | ||||
• Emirati Islamik | 27 shtatpr 1996 | ||||
• Republika Islamike | 26 janar 2004 | ||||
• Restaurimi i Emiratit Islamik | 15 gusht 2021 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 652,867[12] km2 (252,073 sq mi) (40th) | ||||
• Ujë (%) | i papërfillshëm | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2021 | 40,218,234[4] (37-ta) | ||||
• Dendësia | 48.08/km2 (124.5/sq mi) (174-ta) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2018 | ||||
• Gjithsej | $72.911 billion[13] (96-ta) | ||||
• Për kokë banori | $2,024[13] (169-ta) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2018 | ||||
• Gjithsej | $21.657 miliardë[13] (111-ta) | ||||
• Për kokë banori | $493[13] (177-ta) | ||||
Monedha | Afgani (افغانی) (AFN) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
IZHNJ (2019) | 0.511[14] i ulët · 169-ta | ||||
Zona kohore | UTC+4:30 Kalendari diellor (D†) | ||||
Ana e drejtimit të makinës | right | ||||
Prefiksi telefonik | +93 | ||||
Kodi i internetit TLD | .af افغانستان. | ||||
|
Afganistani ka qenë një pikë përqendruese e lashtë e Rrugës së Mëndafshit dhe migracionit njerëzor. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të njeriut që nga periudha e Paleolitit të Mesëm. Qytetërimi Urban mund të ketë filluar në zonë që nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur në një vend të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh kulturën e Lindjes së Mesme me Azinë Qendrore dhe nënkontinentin indian, Afganistani ka qenë vend i popujve të ndryshëm ndër kohëra dhe dëshmitar i fushatave të shumta ushtarake, sidomos ato të Aleksandrit të Madh, Xhinxhiz Kanit, dhe në kohët e sotme të forcave lindore e perëndimore. Aganistani gjithashtu ka shërbyer si një burim nga i cili Greko-Baktrianët, Kushanët, Heftalitët, Samanidët, Safaridët, Gaznavidët, Goridët, Mugalët, Hotakët, Durranët, dhe të tjerë janë ngritur për të formuar perandoritë e mëdha.