Xhamia Emevi
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia Emevi, e njohur edhe si Xhamia Omajade ose Xhamia e Madhe e Damaskut (arabisht: جامع بني أمية الكبير) që ndodhet në qytetin e vjetër të Damaskut, është një nga xhamitë më të mëdha dhe më të vjetra në botë.
Fakte të shpejta Lloji, Vendndodhja ...
Xhamia Emevi/Omajade | |
---|---|
Emri amëtar جامع بني أمية الكبير | |
Lloji | Arkitekturë Islame |
Vendndodhja | Damasku |
Koordinatat | 33.511944°N 36.306667°E / 33.511944; 36.306667 |
Ndërtuar | 715 (shekulli i 13) |
Stili arkitekturor | Ariktektura Omajade |
Mbylle
Pas pushtimit mysliman të Damaskut në vitin 634, xhamia u ndërtua në vendin e një bazilike të krishterë kushtuar Gjon Pagëzorit (Jahja), i nderuar si profet nga të krishterët dhe myslimanët. Një legjendë që daton në shekullin e 6 thotë se në ndërtesë ndodhet kokën e Gjon Pagëzorit. Xhamia besohet nga myslimanët të jetë vendi ku Jezusi (Isa) do të kthehet në Ditët e Fundit. Mauzoleumi ku ndodhet varri i Salahudinit qëndron në një kopsht të vogël që është pranë murit verior të xhamisë.