Van Gogh Museum
muze i arteve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Muzeu Van Gogh është një muze artistik dedikuar për veprat e Vincent van Gogh dhe kolegëve të tij në Amsterdam, Holandë. Ai është i vendosur në Sheshin e Muzeve në qytezën Amsterdam Jug, në afërsi të Muzeut Stedelijk, Rijksmuseum, dhe Concertgebouw.[1]
Muzeu u hap më 2 qershor të vitit 1973.[2] Ai është i vendosur në ndërtesën e hartuar nga Gerrit Rietveld dhe Kisho Kurokawa. Koleksioni i muzeut është më i madhi i pikturave dhe vizatimeve të Van Gogh-ut në botë.
Në vitin 2015, muzeu kishte 1.9 milion vizitorë, dhe ishte muzeu i dytë më i vizituar në Holandë dhe muzeu i 31-të më i vizituar në botë.