Të drejtat e njeriut
të drejtat themelore që i përkasin të gjithë njerëzve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Të drejtat e njeriut kanë të bëjnë me të drejtën e cila mbrohet me ligj dhe lirinë e barazinë në mes njerëzve. Këtë e gjejmë në nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, ku të gjithë njerëzit lindin të lirë e të barabartë në dinjitet e të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi. Të drejtat e njeriut janë një pjesë e rëndësishme e teorive të së drejtës dhe një koncept i rëndësishëm filozofiko-politik.[1] Mes të drejtave themelore të qenies njerëzore janë e drejta e lirisë individuale, e drejta për jetën, e drejta e vetvendosjes, e drejta e fesë etj. Të Drejtat e Njeriut përshkruajnë një koncept sipas të cilit të gjithë njerëzve iu takojnë që nga lindja të drejtat universale njerëzore.