Taulantët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Taulantët, ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni - Vlora deri në Dyrrah. Pra, ato jetonin dhe ne Borizani. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendën e tyre Sesaretia. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glauku u vu në krye të mbretërisë ilire, si themelues i një dinastie të re, duke pasur Klitin, përfaqësuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër, ai i parthinëve. Nënfis i taulantëve ishin edhe abrët (abri / abroi) për të cilët flet Hekateu i Miletit dhe Aristoteli. Taulantët konsiderohen "ilirë të vërtetë (ilyri proprie dicti) nga Pomponius Mela dhe Plini Plaku. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenta - Neretva, si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.