Skolarku
From Wikipedia, the free encyclopedia
Skolarku (greqishtja e lashtë: [σχολάρχης, scholarchēs] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)) ishte drejtuesi i një shkolle në Greqinë antike. Termi mbahet mend sidomos për përdorimin e tij në kuptim të drejtuesit të shkollave të filozofisë, siç është Akademia Platonike në Athinën e lashtë. Skolarku i parë i saj ishte vetë Platoni, si themeluesi dhe pronari i saj. Ai mbajti pozicionin për dyzet vjet e të cilin e trashëgoi nipi i tij Speusipi, i emëruar në këtë pozitë nga vet Platoni. Skolarkë të tjerë të mëvonshëm të kësaj akademie u zgjodhën anëtarët tjerë të akademisë.
Termi grek është krijuar nga fjalët scholē (σχολή), "shkollë", [1] dhe archē (ἀρχή), "sundimtar". [2] Romakët nuk e latinizuan fjalën fare, ndoshta sepse nuk kishin termin përkatës. Në vend të kësaj, ata përdorën fjalën latine scholasticus [3] e cila përdorej në një kuptim të ngjashëm për drejtorin e shkollës.