Republika e Kinës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Tajvani, zyrtarisht i njohur si Republika e Kinës, është një shtet[17] në Azinë lindore, i ndodhu në kryqëzimin e deteve të Kinës lindore dhe jugore në Oqeanin Paqësor, me Republikën Popullore të Kinës në veriperëndim, Japoninë në verilindje dhe Filipinet në jug. Territori i kontrolluar nga Republika e Kinës përbëhet nga 168 ishuj,[lower-alpha 7] me një sipërfaqe të kombinar prej 36,193 kilometrash katrorë.[28]
Republika e Kinës
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: 中華民國國歌 Zhōnghuá Mínguó Guógē "Himni Kombëtar i Republikës së Kinës" Himni i flamurit: 中華民國國旗歌 Zhōnghuá Míngúo Gúoqígē "Himni i Flamurit Kombëtar të Republikës së Kinës" | |||||
Vula kombëtare: 中華民國之璽 Vula e Republikës së Kinës Lulja kombëtare: 梅花 Lulja e kumbullës | |||||
Kryeqyteti | Taipei[lower-alpha 1][2] 25°04′N 121°31′E | ||||
Qyteti më i madh | Taipei i Ri | ||||
Gjuhët zyrtare | Gjuha kineze[lower-alpha 2] | ||||
Shkrimi zyrtar | Shrimi tradicional kinez[4] | ||||
Gjuhët kombëtare[lower-alpha 3] |
| ||||
Grupet etnike (2016)[8] |
| ||||
Besimi (2020)[9] |
| ||||
Nofka | Tajvanez | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republikë gjysëm presidenciale | ||||
• Presidenti | Tsai Ing-wen | ||||
• Zëvendës presidenti | Lai Ching-te | ||||
• Kryeministri | Chen Chien-jen | ||||
• Presidenti i Juanit Legjislativ | You Si-kun | ||||
• Presidenti i Juanit Kontrollues | Chen Chu | ||||
• Presidenti i Juanit Juridik | Hsu Tzong-li | ||||
• Presidenti i Juanit Mbikqyrës | Huang Jong-tsun | ||||
Kuvendi | Juani Legjislativ | ||||
Themelimi | |||||
• Revolucioni i vitit 1911 | 10 tetor 1911 | ||||
• Marrja nën kontroll e Tajvanit dhe ishujve Peskadore | 25 tetor 1945 | ||||
• Miratimi i kushtetutës | 25 dhjetor 1947 | ||||
• Themelimi i qverisë aktuale | 20 maj 1948 | ||||
• Qevria u zhvendos në Taipei | 7 December 1949 | ||||
25 tetor 1971 | |||||
• Marrëdhëniet ndër-ngushticëse u përcaktuan me ligh | 31 korrik 1992 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 36,197 km2 (13,976 sq mi)[10] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje gusht2022 | 23,906,450[11] (56-të) | ||||
• 2010 census | 23,123,866[12] | ||||
• Dendësia | 650/km2 (1,683.5/sq mi) (10-të) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $1.605 trillion[13] (19-të) | ||||
• Për kokë banori | $68,730[13] (13-të) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $841.209 billion[13] (21-të) | ||||
• Për kokë banori | $36,051[13] (31-të) | ||||
Monedha | Dollari i ri tajvanez (NT$) (TWD) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2017) | 34.1[14] i mesëm | ||||
IZHNJ (2019) | 0.916[15] shumë i lartë · 23rd | ||||
Zona kohore | UTC+8 (Koha Kombëtare Standarde e Tajvanit) | ||||
Formati i datës |
| ||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas | ||||
Prefiksi telefonik | +886 | ||||
Kodi ISO 3166 | TW | ||||
Kodi i internetit TLD |
| ||||
|
Ishulli kryesor i Tajvanit, i njohur më parë si Formosa, ka një sipërfaqe prej 35,808 kilometrash katrorë, dhe dy të tretat e tij (pjesa lindore e ishullit) dominohen nag vargmalet, ndërsa një e treta (pjesa përendimore) nga fushat, ku është e përqendruar popullsia ubrane e ishullit. Kryeqyteti, Taipei, formon së bashku me Taipein e Ri dhe Kilungun zonën më të madhe metropolitane të Tajvanit. Qytetet tjera kryesore janë Kaohsiung, Taiçung, Tainan dhe Taojuan. Me rreth 23.9 milionë banorë, Tajvani është ndër vendet më të dendura të populluara në botë.
Tajvani ka për kryeqytet ka Taipenin (Taipeh) ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore ka gjuhën kineze. Organi i nxjerrës së ligjeve është organi legjislativ i quajtur Juanë (Yuan) të cilit i është përgjegjës edhe qeveria (Juani ekzekutiv). Në vitin 1996 janë mbajtur për herë të parë zgjedhjet e drejt-për-drejta, më parë presidenti i shtetit zgjidhej nga Kuvendi Kombëtarë (K. Nacional).
Perëndimi i sipërfaqes është i rrafshët që kalon në terren bregore, në lindje shtrihen male të larta. Mbi sipërfaqen e Tajvanit sundon klimë tropikale monsune.
Bujqësia veçohet me kultivimin e orizit, sheqerit, kallamoqit, ananasit. Tajvani llogaritet të ketë pasuri natyrore të tokës qymyrin dhe gazin natyrorë. Zhvillimi industrial është në shkallë të mirë, dallohen industria e ushqimit, e tekstilit, e lëkurës, e letrës, e makinave dhe aparateve, e metalit , e lëndës artificiale (plastikës) dhe industria kimike. Partnerët kryesorë të tregtisë me Tajvanin janë Japonia dhe ShBA-ja.
Rrjeti i transportit është i gjithanshëm duke filluar nga portat detare ndërkombëtare në qytete e quajtura Kaohsiung dhe Keelung e deri te porta ajrore po ashtu ndërkombëtare në qytete T´aoyuan (afër kryeqytetit) dhe Kaohsiung.