Qytetet e vdekura (Siri)
në grup i vendbanimeve të braktisura në veriperëndim të Sirisë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Qytetet e Vdekur (arabisht: المدن الميتة) ose Qytetet e harruara (arabisht: المدن المنسية) janë një grup prej 700 vendbanimeve të braktisura në veriperëndim Sirisë midis Halepit dhe Idlibit. Rreth 40 fshatra të grupuara në tetë parqe arkeologjike të vendosura në Sirinë veri-perëndimore ofrojnë një pasqyrë në jetën rurale në antikitetin e vonë dhe gjatë periudhës bizantine. Shumica e fshatrave që datojnë nga shekulli i I-rë deri në shekullin e VII-të, u braktisës midis shekujve të VIII-të dhe X-të. Vendbanimet përmbajnë mbetjet arkitekturore të ruajtura mirë të banesave, tempujve paganë, kishave, cisternave, banjove etj. Qytetet e rëndësishme të vdekura përfshijnë: Kisha e Shën Simeonit Stylites, Serjilla dhe al Bara.
UNESCO World Heritage Site | |
---|---|
Referenca | 1348 |
Qytetet e vdekura ndodhen në një zonë të ngritur të gurit gëlqeror të njohur si "Guri gëlqeror Massif". Këto vendbanime të lashta mbulojnë një zonë 20–40 km (12–25 mi) të gjerë dhe rreth 140 km (87 mi) të gjatë.[1] Massif përfshin tre grupe malore: e para është grupi verior i Malit Simeon dhe Malit Kurd; grupi i dytë i mesit është grupi i Maleve Harim; dhe grupi i tretë jugor është grupi i Malit Zawiya.