Praga
From Wikipedia, the free encyclopedia
Praga është kryeqyteti i Republikës Çeke, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Evropian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1.4 milion banorësh.[8] Zona metropolitane e Pragës kishte në vitin 2004 (sipas Eurostat) rreth 2 milionë banorë.[9]
Praga
Praha | |
---|---|
Nofka(t): Brukseli i Lindjes | |
Parimet: | |
Koordinatat: 50°5′N 14°25′E | |
Shteti | Republika Çeke |
Themelimi | Shekulli i 15-të |
Qeveria | |
• Kryetari | Zdeněk Hřib (Piratët) |
Sipërfaqja | |
• Kryeqytet | 496 km2 (192 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 298 km2 (155 sq mi) |
Lartësia më e lartë | 399 m (1.309 ft) |
Lartësia më e ulët | 177 m (581 ft) |
Popullsia (31 dhjetor 2023)[4] | |
• Kryeqytet | 1.384.732 |
• Dendësia | 2.700/km2 (7.000/sq mi) |
• Metro | 2.267.817[5] |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodet postare | 100 00 – 199 00 |
Targat e automjeteve | A, AA – AZ |
PBR (nominal)[6] | 2019 |
– Gjithsej | €60 miliard |
– Per capita | €46,400 |
HDI (2019) | 0.968[7] – very high |
Faqja zyrtare | www.praha.eu |
Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës.[10] Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë,[11] është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "qyteti i njëqind majave". Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit 19-të. Në atë kohë këto maja i numëroi matematicienti e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103 (duke përjashtuar ndërtesat private).