Peshkimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Peshkimi në peshkatari është çdo veprimtari për gjuajtjen e peshkut dhe organizmave tjerë ujor duke përdorur mjete dhe pajisje të ndryshme.[1]
Për peshkim nevojiten në rastin më të thjeshtë filispanja, grepi dhe ushqimi i grepit, kurse në përgjithësi sot përdoren në më të shumtën e rasteve kallami i peshkimit, rrotulla e filispanjës si dhe fija e grepit, që është një fije e hollë e shkurtër me pesha të vogla prej plumbi, ose shkurt plumbçi, që vendoset midis filispanjës dhe grepit. Si gjymtyrë lidhëse midis fijes kryesore dhe paragrepit zakonisht vendosen edhe ganxha të vogla peshkimi.