Panthera
gjini e gjitarëve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Panthera[1] (Shqiptimi: Panterat) është një gjini brenda familjes Felidae, që u emërua dhe u përshkrua për herë të parë nga natyralisti gjerman Lorenz Oken në vitin 1816.[2] Taksonomisti britanik R. I. Pocock rishikoi klasifikimin e kësaj gjinie në v. 1916, duke e përbërë nga llojet: luan, tigër, jaguar dhe leopard, në bazë të veçorive të kafkës.[3] Rezultatet e analizave gjenetike tregojnë se edhe leopardi i dëborës i takon gjinisë së panterave, një klasifikim që u pranua dhe nga vlerësuesit e BNRN-së pas një studimi në vitin 2008.[4][5]
- Për përdorime të tjera të kësaj fjale, shiko Panthera (kthjellim).
Fakte të shpejta Klasifikimi shkencor, Lloji i species ...
Panthera[1] Vargu kohor: Mioceni i vonë – Tani
| |
---|---|
Tigri, luani, jaguari, leopardi dhe leopardi i dëborës | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | |
Gjinia: | Panthera |
Lloji i species | |
Felis pardus (Linnaeus, 1758) | |
Llojet | |
Mbylle