Lynne Cox
notuese amerikane / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lynne Cox (lindi më 1957) është notare amerikane. Në vitin 1971, ajo dhe skuadra e saj u bënë adoleshentët e parë të cilët kaluan ishullin Catalina në Kaliforni. Ajo ka pasur dy herë rekordin për kalimin e shpejtë Kanalin e la Manshit prej Anglisë në Francë. Në vitin 1975, u bë femra e parë e cila notoi 16 kilometra në Zelandën e Re dhe u bë e para e cila notoi rreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën Jugore.
Cox është e njohur për notimin e saj për 2 orë e 5 minuta në Ngushticën e Beringut më 7 gusht 1987 prej ishullit Diomede e Vogël në Alaskë te Diomede e Madhe, pastaj në pjesën e Bashkimit Sovjetik, ku temperatura mesatare e ujit ishte 6 deri në 7 °C.[1][2][3][4]
Arritja tjetër që ka bërë ishte notimi i më shumë se 1.6 kilometra në ujërat e Antarktikut. Cox ishte në ujë për 25 minuta, dhe notoi 1.96 kilometra.[5]
Në vitin 2014, ajo fitoi shpërblimin si "Mbretëresha e Deteve"[6]