Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) (emri zyrtar Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) është një dokument ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë. Hartuar në vitin 1950 nga Këshilli i Evropës, atëherë i sapoformuar,[1] konventa hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk janë nënshkrues të konventës dhe anëtarët e rinj duhet të ratifikojnë këtë konventë në mundësinë më të parë.[2]
Konventa krijoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Cilido individ që beson se të drejtat e tij sipas konventës janë shkelur nga një shtet anëtar i konventës mund të ngrejë një padi pranë kësaj gjykate. Vendimet ku gjenden shkelje janë të detyrueshme për t'u zbatuar nga shteti në fjalë, i cili duhet ta ekzekutojë vendimin.[3] Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme pavarësisht shumës së kompensimit. Për shembull, në vitin 2014 Rusia u detyrua të pagonte kompensime në masën 2 miliard dollarë.[4][5]