Konflikti i Karabakut të Sipërm
From Wikipedia, the free encyclopedia
Konflikti i Nagorno-Karabakhut është një konflikt territorial dhe etnik midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut dhe shtatë rretheve përreth, të cilat kontrollohen de fakto nga Republika e vetë-deklaruar e Arcah, por janë njohur ndërkombëtarisht si pjesë de jure të Azerbajxhanit. Konflikti ka origjinën e tij në fillim të shekullit të 20-të. Nën Bashkimin Sovjetik, Josif Stalini vendosi ta bënte rajonin e Nagorno-Karabakhut një zonë autonome të Azerbajxhanit Sovjetik.[1] Konflikti i tanishëm filloi në vitin 1988, kur armenët e Karabakhut kërkuan që Karabakhu të transferohej nga Azerbajxhani Sovjetik në Armeninë Sovjetike. Konflikti u përshkallëzua në një luftë në shkallë të gjerë në fillim të viteve 1990.
Një armëpushim i nënshkruar më 1994 mundësoi dy dekada të stabilitetit relativ, i cili u përkeqësua ndjeshëm së bashku me zhgënjimin në rritje të Azerbajxhanit me status quo-në, në kundërshtim me përpjekjet e Armenisë për ta çimentuar atë.[2] Një përshkallëzim katër ditor në prill 2016 u bë shkelja më vdekjeprurëse e armëpushimit deri më 2020 kur plasën luftime më të gjëra.[3]