Kombëtarja sllovene e futbollit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombëtarja sllovene e futbollit është kombëtarja e futbollit të Sllovenisë që kontrollohet nga Federata Sllovene e Futbollit. Skuadra luajti ndeshjen e saj të parë në vitin 1992 pas ndarjes me Jugosllavinë.
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
---|---|---|---|
Aktual | Rënditja e FIFAs | ||
Më i lartë | 15 | ||
Më i ulët | 134 |
Sllovenia ishte një pjesmarrëse surprizë në UEFA Euro 2000, ku u kualifikuan pasi mposhtën në play-off Ukrainën. Skuadra barazoi me Jugosllavinë dhe Norvegjinë dhe humbi 2–1 kundër Spanjës. Sllovenia arkivoi një tjetër sukses madhor dy vite më vonë, duke u kualifikuar për në Kupën e Botës 2002, këtë herë duke mposhtur në play-off Rumaninë. Skuadra nuk humbi asnjë ndeshje gjatë gjithë kualifikueseve, duke fituar dhe barazuar gjashtë herë, por nuk mori asnjë pikë gjatë finaleve të turnamentit.
Pavarësisht se dështoi për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2006, Sllovenia ishte e vetmja skuadër që mposhti fituesit e mëvonshë, të turnamentit Italinë me rezultatin 1–0 në shtëpi. Në vitin 1995, Sllovenia barazoi 1–1 me Italinë në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 1996. Në nëntor 2009, Sllovenia mposhti Rusinë në play-off për të siguruar pjesmarrjen në Kupën e Botës 2010.[1]