Kombi
komuniteti i njerëzve që kanë një gjuhë, kulturë, etnicitet, prejardhje ose histori të përbashkët / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombi, fjala që në gjuhën shqipe shërben për të përshkruar nacionin, është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish e formuar mbi bazën e një gjuhë, territori, jete ekonomike, etnie ose mbrujtjeje psikologjike të përbashkët të manifestuar në një kulturë. Një komb është i ndryshëm nga një popull,[1] është më abstrakt dhe më i hapur politikisht sesa një grupacion etnik.[2] Është një komunitet kulturoro-politik që është bërë i vetëdijshëm për autonominë, njësinë dhe interesat e veçanta të vetat.[3]