Kombëtarja uruguajiane e futbollit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombëtarja uruguajiane e futbollit përfaqson Uruguajin në futbollin ndërkombëtar dhe kontrollohet nga Federata Uruguajiane e Futbollit, organi qeverisës i futbollit në Uruguaji. Trajneri aktual i ekipit është Óscar Tabárez. Ata njihen me pseudonimin La Celeste. Uruguaji e ka fituar Copa Américan 15 herë, për herë të fundit në vitin 2011, duke qënë ekipi më i suksesshëm në historinë e turnamentit. Ekipi gjithashtu ka fituar FIFA Kupën e Botës dy herë, përfshirë edicionin e parë në vitin 1930 ku ata ishin vendi organizator, duke mposhtur Argjentinën 4–2 në finale. Ata fituan titullin e dytë në vitin 1950, duke mposhtur në mënyrë surprizë Brazilin, vendin organizator, 2–1 në finale, e cila ishte një nga ndeshjet më të ndjekura të historisë së futbollit.
Shoqata | AUF | ||
---|---|---|---|
Konfederata | CONMEBOL (Amerika e Jugut) | ||
Trajneri | Óscar Tabárez | ||
Kapiteni | Diego Godín | ||
Më shumë ndeshje | Diego Godín (130) | ||
Më shumë gola | Luis Suárez (58) | ||
Stadiumi | Estadio Centenario | ||
Kodi I FIFAs | URU | ||
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
Aktual | 8 2 (14 qershor 2019) | ||
Më i lartë | 2 (qershor 2012) | ||
Më i ulët | 55 (dhjetor 1998) | ||
E para ndërkombëtare | |||
Uruguaji 2–3 Argjentina (Montevideo, Uruguaji; 16 maj 1901)[note 1][3] | |||
Fitorja më e madhe | |||
Uruguaji 9–0 Bolivia (Lima, Peru; 9 nëntor 1927) | |||
Humbja më e madhe | |||
Uruguaji 0–6 Argjentina (Montevideo, Uruguaji; 20 korrik 1902) | |||
Kupa e Botës | |||
Paraqitjet | 13 (E para 1930) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1930, 1950) | ||
Copa América | |||
Paraqitjet | 45 (E para në 1916) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1916, 1917, 1920, 1923, 1924, 1926, 1935, 1942, 1956, 1959, 1967, 1983, 1987, 1995, 2011) | ||
FIFA Kupa e Konfederatave | |||
Paraqitjet | 2 (E para në 1997) | ||
Rezultati më i mirë | Vendi i katërt (1997, 2013) | ||
Website | auf.com.uy |
Uruguaji ka fituar medaljen e artë në Lojërat olimpike verore dy herë, në vitet 1924 dhe 1928 para krijimit të Kupës së Botës. Ata gjithashtu kanë fituar Mundialiton 1980, një turnament ku garuan të gjithë fituesit e mëparshëm të Kupës së Botës.[4] Gjithsej, Uruguaji ka fituar 20 trofe zyrtar, një rekord botëror.
Suksesi i tyre është amplifikuar nga fakti që popullsia e shtetit është rreth 3.4 milion banorë (censusi i 2011). Uruguaji deri tani është shteti me popullsinë më të vogël që ka fituar Kupën e Botës (ata kishin 1.75 milion banorë në vitin 1930).[5] Ata janë gjithashtu edhe shteti më i vogël gjeografikisht që kanë fituar medalje të Kupës së Botës; vetëm shtatë vende me popullsi më të vogël se Uruguaji janë kualifikuar për në Kupën e Botës: Irlanda e Veriut (tre herë), Sllovenia (dy herë), Uellsi, Xhamajka, Trinidad dhe Tabago dhe Islanda.