Keltët
Një grup fisesh etnolinguistike, shoqëri të periudhës së hekurit dhe mesjetës në Europë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Keltët ishin një popull indo-evropianë që në pikun e tyre (shekujt IV-III p.e.s.) u zgjeruan në një zonë të gjerë të Evropës, nga Ishujt Britanikë deri në Danub, si dhe në disa vendbanime të izoluara në jug, rezultat i zgjerimit në gadishullin iberik, italik dhe anadollik. Të bashkuar nga origjina etnike dhe kulturore, me një grup gjuhësh indo-evropiane të përbashkët dhe me vizionin e njëjtë fetar,[1] keltët gjithmonë ishin të ndarë politikisht; midis grupeve të ndryshme të popullsisë keltike ishin Britanët, Gaulët, Panonët, Keltiberët dhe Galatët, përkatësisht ndarë në Ishujt Britanikë, Gaulia, Panonia, Iberia dhe Anadollia.