Kanceri i gjirit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Kemi dy tipe te ndryshme te kancerit te gjirit:
- KARCINOMA DUKTALE (e kanaleve qumështçueshe)
- KARCINOMA LOBULARE( e indit gjëndror qumështprodhues) : fillon në pjesët e gjirit te cilat quhen lobule.
- Në raste te rralla mund te paraqitet edhe nga inde të tjera të gjirit(nga indi lidhor, indi vazor,indi limfatik, kercor, eshtror).
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. (nëntor 2017) |
|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Karcinoma e gjirit mund te jete dy llojëshe: INVAZIVE dhe JO-INVAZIVE.
- INVAZIVE do te thotë që karcinoma është i ka tejkaluar kanalet e qumështit dhe është përhapur në indin përreth kanalit a lobulit të gjirit.
- JO-INVAZIVE do te thotë se ende nuk e ka kaluar mebranën bazale të kanalit a të lobulit të gjirit. Ky lloj ndryshe quhet "IN SITU".
- Shume karcinoma te gjirit janë te ndjeshme ndaj hormoneve "Estrogjene" (hormone seksuale). Këto hormone i ndihmojnë masës kanceroze që te përparoj. Karcinomat e tilla kane receptore estrogjen në qendër te qelizave te tyre - karcinome ER-pozitive.
- Disa gra kane karcinomen e llojit HER2-pozitive te gjirit. HER2 i referohet gjenit i cili ndihmon qelizat karcinome te rriten, te ndahen dhe te shumohen. Ky lloj historikisht është tejet agresiv dhe ka rrezik te larte që te rikthehet pas një kohe në krahasim me llojet e tjera.