Kablloja koaksiale
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kablloja koaksiale, ose koaksi, është një lloj kablloje që ka një përçues të brendshëm të rrehtuar nga një shtresë tubulare izoluese, i rrehtuar nga një mburojë tubulare. Shumë kabllo koaksiale kanë një veshje të jashtme izoluese ose xhaketë. Termi “koaksial” vjen nga një përçues i brendshëm dhe një mburojë e jashtme që ndajnë një bosht gjeometrik. Kablloja koaksiale u zbulua nga inxhinieri dhe matematikanti anglez Oliver Heaviside, i cili e bëri dizajnin në vitin 1880.[1] Kablloja koaksiale ndryshon nga kabllot e tjera të mbrojtura të përdorura për mbajtjen e sinjaleve me frekuencë të ulët, si audio sinjalet.