Jon Zonara
From Wikipedia, the free encyclopedia
Jon Zonara (greqishtja e lashtë: Ἰωάννης Ζωναρᾶς - Iōánnēs Zōnarâs; fl. c. 1120) [1] ishte një historian bizantin grek, [1] kronist dhe teolog që jetonte në Kostandinopojë. Në kohën e Perandorit Aleksi I Komneni ai mbajti postet e kreut të drejtësisë dhe sekretarit privat (protasēkrētis) të perandorit, por pas vdekjes së Aleksit, ai u tërhoq në manastirin në ishullin Hagia Glykeria, [2] (Incir Ada, në Deti Egje), ku ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke shkruar libra. Në veprat e tij gjejmë të dhëna edhe për Ilirët dhe Ilirinë.