John Money
From Wikipedia, the free encyclopedia
John William Money (8 korrik 1921- 7 korrik 2006) ishte një psikolog, seksolog dhe autor, i specializuar në kërkimin për identitetin seksual dhe atë gjinor. Ai ishte një ndër të parët shkencëtar që studioi psikologjinë e fluiditetit seksual dhe se si normat sociale formëzojnë identitetin e një individi. Studimet e fundit akademike e kanë kritikuar punën e Money në shumë aspekte, specifikisht në përfshirjen e tij me ndërhyrjen kirurgjikale në gjenitale, në rastin e David Reimer[1] si dhe vetëvrasjen e tij. Publikimet akademike të Money janë përkthyer në shumë gjuhë, duke përfshirë rreth 2.000 artikuj, libra, kapituj dhe kritika. Ai ka marrë rreth 65 tituj nderi, grada dhe çmime përgjatë jetës së tij.[2]