Indoktrinimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Indoktrinimi është procesi i futjes (ngulitjes) së ideve, qëndrimeve, strategjive njohëse ose metodologjive profesionale te një ose disa individë (shih doktrina). [1] Njerëzit janë një specie e kafshëve shoqërore e formuar në mënyrë të pashmangshme nga konteksti kulturor, dhe për këtë arsye një shkallë e indoktrinimit është e nënkuptuar në marrëdhënien prind-fëmijë dhe ka një funksion thelbësor në formimin e komuniteteve të qëndrueshme të vlerave të përbashkëta.