Hajredin Barbarosa
From Wikipedia, the free encyclopedia
Barbaros Kheireddin Pasha (Arabisht: خير الدين بربروس; Khayr ad-Din Barbarus, Turqisht: Hayreddin Barbarossa) (rreth vitit 1478 – 4 korrik 1546), ishte një admiral i flotës i Perandorisë Osmane që lindi në ishullin Lesbos, djali i Jakup Aga, një sipahi osman[1] me origjinë shqiptare[2][3] prej Giannista (Greqi) dhe Katerinës, një ortodokse krishtere greke prej Mytilene (Lesbos).[4] Ai është vëllai i guvernatorit osman Oruç Reis. Barbarosa vdiq në vitin 1546 në Stamboll. Fitoret detare të Barbarossa siguruan mbizotërimin osman mbi Mesdheun gjatë mesit të shekullit të 16-të, nga Beteja e Prevezës në vitin 1538 deri në Betejën e Lepantit në vitin 1571.