Gjuha sanskrite
gjuhë e lashtë indiane / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha sanskrite ose sanskritishtja është një nga gjuhët më të lashta indo-evropiane. Ne ditët e sotme, ajo është e shënuar si një nga 22 gjuhët e Indisë dhe është një gjuhë zyrtare në shtetet indiane Uttarakhand dhe Himachal Pradesh.
Sanskrit | |
---|---|
(majë) Një dorëshkrim sanskrit i ilustruar nga shekulli XIX nga Bhagavad Gita,[1] kompozuar rreth rr. 400 pes – 200 pes.[2][3] (fund) Stampa e 175 vjetorit të krijimit të kolegjit të tretë më të vjetër të guhës sanskrite, Kolegji Sanskrit i Kalkutës. Më i vjetri u themelua si Kolegji Sanskrit i Benaresit në 1791. | |
Shqiptimi | [ˈsɐ̃skr̩tɐm] |
Rajoni | Azia Jugore (lashtësi dhe mesjetë), pjesë të Azisë Juglindore (mesjetaë) |
Folës amtare | c. 1500 – 600 pes (Sanskritishtja Vedike);[4] 700 pes – 1350 es (Sanskritishtja Klasike)[5] |
Ringjallja | Nuk njihen folës amtarë të Sanskritishtes.[6][7][8][9][10][11] |
Familje gjuhësore | Indo-European
|
Format e hershme | |
Devanagari (ditët e sotme). Dikur e transmetuar gojarisht. E pahasur në shkrim deri në shekullin I pes, kur shkruhej me shkrimin Brahmi, dhe më vone me disa shkrime brahmike.[lower-alpha 1][12][13] | |
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | India (në disa shtete)
|
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | sa |
ISO 639-2 | san |
ISO 639-3 | san |
Glottolog | sans1269 |
This article contains IPA phonetic symbols. Without proper rendering support, you may see question marks, boxes, or other symbols instead of Unicode characters. For an introductory guide on IPA symbols, see Help:IPA. |
Sanskritishtja është një gjuhë e Indisë së lashtë me një histori të dokumentuar prej rreth 3500 vitesh. Është gjuha kryesore liturgjike e hinduizmit; gjuha mbizotëruese e shumicës së veprave të filozofisë hindu, si edhe e disa prej teksteve kryesore të Budizmit dhe Jainizmit. Sanskritishtja ishte gjuha komunikuese (lingua franca) e Indisë së lashtë dhe asaj mesjetare. Në fillim të mijëvjeçarit të parë të erës sonë, bashkë me Budizmin dhe Hinduizmin, sanskritishtja shtegtoi në Azinë Juglindore, në disa pjesë të Azisë Lindore dhe të Azisë Qendrore duke dalë si një gjuhë e kulturës së lartë dhe e elitave vendore në këto rajone.
Si një nga anëtaret më të vjetra të dokumentuara të familjes së gjuhëve indo-evropiane , sanskritishtja mban një vend të rëndësishëm në studimet indo-evropiane. Ajo lidhet me greqishten e lashtë dhe latinishten, si dhe me gjuhën hitite, luviane, avestane të vjetër dhe shumë gjuhë të tjera të zhdukura me rëndësi historike në Evropë, Azinë Perëndimore dhe Azinë Qendrore. Ajo e gjurmon prejardhjen e saj tek gjuhët proto-indo-iraniane dhe më tej tek ato proto-indo-europiane.
Sanskritishtja gjurmohet në mijëvjeçarin e dytë pr.e.s në një formë të njohur si Sanskritishtja Vedike, me Rigveda-n si tekstin më të hershëm të mbijetuar. Një formë gramatike më e rafinuar dhe e standartizuar e quajtur Sanskritja klasike u shfaq në mesin e mijëvjeçarit të parë pr.e.s. Gjuha sanskrite, megjithëse jo domosdoshmërisht Sanskrite Klasike, është gjuha mëmë e shumë gjuhëve prakrite. Shembujt përfshijnë një numër të madh gjuhësh bashkëkohore të Indisë Veriore siç janë hindishtja, marathishtja, bengalishtja, punjabishtja dhe nepalishtja.
Organizmi i literaturës sanskrite përfshin një traditë të pasur të teksteve filozofike dhe fetare, si dhe poezinë, muzikën, dramën, tekstet shkencore, teknike etj. Në epokën e lashtë, krijimet në sanskritisht u transmetuan me gojë me anë të metodave memorizuese të një ndërlikimi të jashtëzakonshëm, me rreptësi dhe besnikëri. Mbishkrimet më të hershme të njohura në sanskritisht janë rreth shekullit të parë pr.e.s, ndonëse të pakëta, ato janë zbuluar në Ayodhya dhe Ghosundi-Hathibada. Tekstet sanskrite që datojnë në mijëvjeçarin e parë të erës sonë janë shkruar me shkrimin Brahmi, shkrimin Nāgarī, me shkrimet historike të Indisë së Jugut dhe derivatet e tyre. Sanskritishtja është një nga 22 gjuhët zyrtare të Indisë. Ajo vazhdon të përdoret gjerësisht si një gjuhë e ceremonive dhe e ritualeve në hinduizëm dhe në disa praktika budiste siç janë himnet dhe psalmet (këngët fetare).[14]