Gjinia jobinare
identitete gjinore përveç mashkullit apo femrës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjinia jobinare ose kuir (queer) janë terma gjithëpërfshirës të cilat i referohen një game të gjerë kategorish të identiteteve gjinore jo vetëm mashkullore por dhe femërore.[1] Identitetet jobinare futen nën ombrellën transgjinore, pasi njerëzit jobinarë zakonisht identifikohen me gjini të ndryshme nga seksi i lindur.[2][3]
Njerëzit jobinarë që identifikohen si një gjini e tretë e ndërmjetme ose e veçantë, kanë më shumë se një gjini,[4][5] nuk kanë gjini ose identitet gjinor fluid (genderfluid).[6] Identiteti gjinor ndahet nga orientimi seksual apo romantik;[7] njerëzit jobinarë kanë orientime të ndryshme seksuale, ashtu si janë njerëzit cisgjinorë.[8] Të jesh jobinar nuk do të thotë të jesh si ndërseksualët; shumica e njerëzve interseksualë identifikohen si meshkuj ose femra.[9]
Njerëzve jobinarë iu referohen me shprehje të ndryshme gjinore dhe disa mund ta refuzojnë plotësisht identitetin gjinor.[10] Disa njerëz jobinarë trajtohen nga ana mjekësore për disfori gjinore me kirurgji ose hormone, siç janë zakonisht burrat dhe gratë trans.[11]