Gjeografia fizike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjeografia fizike është disiplinë e Gjeografisë e cila merret me studimin e dukurive natyrore (natyrës) pa ndikimin e shoqërisë njerëzore në të (dorës së njeriut).Kjo shkencë studion fenomenet fizike që ndodhin në sipërfaqen e tokës, rezultat i të cilave është e gjithë ajo që shohim përreth nesh dhe e quajmë reliev. I tërë ky varg fenomenesh ndikon në tri mjediset themelore të planetit, përkatësisht në tokë që përbën Litosferën, në ajër Atmosferën dhe në ujë Hidrosferën.[1]
Gjeografia e përgjithshme ndahet në : Gjeografi Fizike dhe Gjeografi Shoqërore.
Gjeografia fizike ndahet në :
- Gjeomorfologjia
- Gjeologjia
- Klimatologjia
- Hidrologjia
- Pedogjeografia
- Biogjeografia
- Paleogjeografia