Forcat e Armatosura Polake
From Wikipedia, the free encyclopedia
Forcat e Armatosura të Republikës së Polonisë (polonisht: Siły Zbrojne Rzeczypospolitej Polskiej, afërsisht, "Ushtria polake") janë forcat e armatosura kombëtare të Republikës së Polonisë. Emri është përdorur që nga fillimi i shekullit të 19-të, por mund të aplikohet edhe në periudha të mëparshme.
Forcat e Armatosura të Republikës së Polonisë Siły Zbrojne Rzeczypospolitej Polskiej | |
---|---|
Logoja e ushtrisë polake | |
Themeluar | 1918 |
Forma e tanishme | janar 1990 |
Degët | Forcat Tokësore Forcat Ajrore Marina Forcat Speciale Forcat e Mbrojtjes Territoriale |
Qendra e Bazës | Varshavë |
Komanda | |
Presidenti |
Andrzej Duda |
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare | Władysław Kosiniak-Kamysz |
Shef i Shtabit të Përgjithshëm | Gjeneral Wiesław Kukuła |
Fuqia njerëzore | |
Ushtria mosha | 18 vjet |
Shërbimi i Detyrueshëmn | Jo |
Personel aktiv | ~200,000 (2024, FMT)[1] |
Personeli rezervë | ~50,000 (2024)[2] |
Personel i vendosur | 300,000+NATO (2023) |
Shpenzimet | |
Buxheti | 159 miliardë PLN ~ US$ 40 billion[3] |
Përqind e GDP-së | 4.67% (2024)[4] |
Industria | |
Furnitorë të brendshëm | Polish Defence Holding WZM S.A. HSW S.A. OBRUM Tarnów Mechanical Works S.A. |
Furnitorë të jashtëm | Bashkimi Evropian Shtetet e Bashkuara Koreja e Jugut |
Artikuj të ndyshëm | |
Historia | Lista e luftërave polake Kronologjia e ushtrisë polake |
Gradat | Polish Armed Forces rank insignia |
Forcat e Armatosura të Republikës së Polonisë janë Forcat Tokësore Polake, Marina Polake, Forca Ajrore Polake, Forcat Speciale Polake dhe Forca Territoriale Polake të cilat janë nën komandën e Ministrisë të Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë.
Në vitin 2022, Polonia u rendit e 16-ta në botë për sa i përket shpenzimeve ushtarake dhe ishte ndër nëntë shtetet anëtare të NATO-s që kanë mbajtur shpenzimet e tyre ushtarake mbi 2% të kërkuar të PBB-së vjetore. Në përputhje me Aktin e Mbrojtjes së Atdheut, i miratuar si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Polonia planifikon të rrisë personelin e saj aktiv ushtarak në mbi 300.000 deri në fund të vitit 2023 dhe më shumë se dyfishin e shpenzimeve të saj në 2023, me një buxhet të parashikuar mbi 30 miliardë dollarë amerikanë.