Flamuri i Çekisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flamuri i Republikës Çeke (Çekisht: státní vlajka České republiky) është i njëjti me flamurin që kishte ish-Çekosllovakia. Pas ndarjes së Çekosllovakisë, Republika Çeke mbajti flamurin kurse Sllovakia adoptoi flamurin e vet. Flamuri i parë i Çekosllovakisë bazohej në flamurin e Bohemisë dhe ishte i bardhë mbi të kuqe. Ky ishte pothuajse identik me flamurin e Polonisë (vetëm proporcioni ishte i ndryshëm), kështu që një trekëndësh blu u shtua në ngritje në vitin 1920. Flamuri u ndalua nga nazistët në vitin 1939 pasi ata krijuan një qeveri nominalisht nën kontrollin e Bohemisë dhe Moravisë, dhe një trengjyrësh horizontale e bardhë, e kuqe dhe blu u përdor për kohëzgjatjen e luftës. Flamuri 1920–1939 u rivendos në vitin 1945.