Detaria ilire
From Wikipedia, the free encyclopedia
Detaria ilire ishte zhvilluar mbi bazën e një tradite shumë të lashtë e cila si veprimtari kishte nisur në brigjet e Detit Adriatik qysh në epokën neolitike. [1] Në dy shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë, Liburnët sundonin Detin Adriatik. Ata kishin një fortesë në Korfuz dhe Epidamnus (Durrësi në Shqipëri ). Ata banuan edhe në zonën e Ankonës së sotme në bregdetin italian, derisa u shtypën nga Umbrianët. [2] Ardianët zhvilluan fuqinë e tyre detare gjatë kohës së Mbretërisë Ilire (Ardiane), në periudhën mes viteve 260-168 pes.