Chota Imambara
From Wikipedia, the free encyclopedia
26.873784°N 80.904409°E / 26.873784; 80.904409 Chota Imambara (në gjuhën urdu nastaliq: چھوٹا امامباڑا, në gjuhën hindi: छोटा इमामबाड़ा), e njohur edhe si Imambara Hussainabad Mubarak (në gjuhën urdu: امامباڑا حسین آباد مُبارک, në gjuhën hindi: इमामबाड़ा हुसैनाबाद) është një monument mbresëlënës i vendosur në qytetin e Lucknowt në shtetin indian të Uttar Pradeshit. E ndërtuar si një imambara ose sallë mbledhjeje për myslimanët shiitë, nga Muhammad Ali Shahu, Nawabi i tretë i Awadhit në vitin 1838,[1] Ajo shërbeu si mauzoleu i tij vetjak dhe nënës së tij, që është varrosur përkrahë tij.[2] Domehtënia e Panjetanit, pesëshes së shenjtë, është vënë në pah në mënyrë të përsëritur këtu me pesë portat kryesore. Kjo Imambarë konsiston në dy sallone dhe një Shehnasheen (një platformë ku mbahet Zarihu i Hazret Imam Hysejnit) Zarihu është imitimi i rrjetës mbrojtëse ose strukturës që mbahet në varrin origjinal të Hazrat Imam Hysejnit në Qerbela të Irakut. Salloni i madh bardhë e gjelbër i Azakhanas është i dekoruar në mënyrë të pasur me shandanë dhe një numër të mirë llampash kristali. Në fakt, është pikërisht për këtë dekorim të pasur që kjo Imambarë referohej nga vizitorët dhe shkrimtarët evropianë si 'Pallati i Dritave'. Eksteriori është i dekoruar shumë bukur me vargje kuranore në kaligrafinë islamike.
Chota Imambara | |
---|---|
Emri amëtar Stampa:Lang- | |
Lloji | Imamabara |
Vendndodhja | Lucknow, Uttar Pradhesh, Indi |
Ndërtuar | 1838 |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |