Azia Jugperëndimore
pjesa më perëndimore e Azisë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Azia jugperëdimore përfshinë pjesën jugperëndimore të Azisë, gjegjësisht “Lindjen e Afërme” dhe “Lindjen e Mesme”. Zë një sipërfaqe afro 7 milion kilometra katror ose 28 % të sipërfaqës së Azisë.
Azia Jugperëndimore ose e Përparme është regjion gjeografik, i cili shtrihet midis Detit Mesdhe, në perëndim, dhe Afganistanit në lindje, Detit të Zi, në veri, dhe gjirit të Adenit, në jug. Kjo hapsirë në literaturen gjeografike njihet edhe si Lindje e Afërt dhe ajo e Mesme, të cilat, varësisht nga nocioni, përfshijnë një teritor më të vogël apo më të gjerë. Azia Jugperëndimore është hapsirë gjeografike , e cila përfshinë shtetet: Turqinë, Qipron, Iranin, Irakun, Sirinë, Izraelin , Libanin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Kuvajtin, Bahrejn, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omanin, Jemenin dhe Republiken Demokratike ë Jemenit. Me nocionin Lindje e Afërt kuptojmë të gjitha shtetet e përmendura, pa Afganistanin, por në kuadër të saj bëjnë pjesë edhe Egjypti e Libia në kontinentin e Afrikës.