Arkitektura e Laknaut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lucknow (|l|ʌ|k|n|aʊ - Lakna'ū) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit indian të Uttar Pradeshit[2] Një qytet i rëndësishëm metropolitan i Indisë, Laknau është qendra administrative distriktit dhe divizionit të Lucknowt si dhe kryeqyteti i shtetit federal të Uttar Pradeshit.[3] Është qyteti i tretë më i madh në Indinë Veriore, Lindore dhe Qendrore pas Delhit dhe Kolkatas si dhe qyteti i dytë më i madh në Indinë Veriore dhe Qendrore pas New Delhit. Është gjithashtu qyteti më i madh në Uttar Pradesh.[4][5][6][7] Lucknow ka qenë gjithmonë i njohur si një qytet multi-kulturor që lulëzoi si një qendër kulturore e Indisë Veriore dhe qendër artistike ashtu si dhe selia e pushtetit të Nawabëve në shekujt e XVIII dhe të XIX.[5] Ai vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme qeverisëse, administrative, arsimore, tregtare, aeroportuale, financiare, farmaceutike, teknologjike, kulturore dhe turizmi.[8] I kufizuar në lindje nga Barabanki, në perëndim nga Unnao, në jug nga Raebareli dhe në veri nga Sitapuri dhe Hardoi, Lucknow qëndron në bregun veri-perëndimor të lumit Gomti. Gjuha hindi është gjuha kryesore e qytetit ndërsa flitet gjithashtu gjerësisht gjuha urdu. Lucknow është qendra e Islamit Shiit në Indi me popullsinë më të madhe shiite në Indi. Është i arritshëm nga çdo pjesë e Indisë nëpërmjet ajrit, hekurudhës dhe autostradave. Historikisht, ishte kryeqyteti i Awadhit të kontrolluar nga Sulltanati i Delhit, që atëherë ishte nën vasalitetin e Mogulëve, më vonë kaloi nën drejtimin e Nawabëve të Awadhit. Në vitin 1856 British East India Company shfuqizoi drejtimin vendor dhe mori kontrollin e plotë të qytetit bashkë me pjesën tjetër të Awadhit dhe më vonë e kaloi nën drejtimin kolonial britanik në vitin 1857.[9] Lucknow, bashkë me Agran dhe Varanasin, është një nga 3 qytetet turistike të Trashëgimisë Arkitekturore të Uttar Pradeshit dhe të Indisë, një zinxhir destinacionesh trekëndore të krijuar nga Qeveria e Uttar Pradeshit për të inkurujar zhvillimin e turizmit në shtet federal.