Akrokantosauri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Acrocanthosaurus (që do të thotë hardhucë me kreshta të larta) është një gjini e dinozaurëve teropodë që ekzistoi në atë që është sot Amerika Veriore gjatë epokës Aptiane dhe fillimin e epokës Albiane gjatë Kretakut të hershëm. Si gjithë gjinitë e dinozaurëve, Acrocanthosaurus përmban veç një specie, A. atokensis. Fosilet e kësaj specieje që kanë mbetur gjenden në shtetet amerikane të Oklahomës dhe Teksasit, megjithëse në Meriland janë gjetur dhëmbë që i atribuohen Acrocanthosaurus.
Acrocanthosaurus | |
---|---|
Një Acrocanthosaurus i montuar (NCSM 14345) në Muzeun e Shkencës Natyrore në Karolinën Veriore. | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Mbirendi: | |
Rendi: | Saurischia |
Nënrendi: | Theropoda |
Superfamilja: | Allosauroidea |
Familja: | Allosauridae ose Carcharodontosauridae |
Gjinia: | Acrocanthosaurus Stovall & Langston, 1950 |
Speciet | |
| |
Sinonimet | |
|
Acrocanthosaurus ishte një grabitqar dykëmbor. Siç e thotë edhe emri, ai është më shumë i njohur për numrin e lartë të kreshtave në shumë nga vertebrat e tij, që mbështesnin shumë muskuj mbi qafën, kurrizin dhe legenin e kafshës. Acrocanthosaurus ishte një nga teropodët më të mëdhenj, rreth 12 metra i gjatë dhe peshonte deri në 6,17 tonë.[1] Gjurmë këmbësh të teropodëve të mëdhenj që janë gjetur në Teksas mund të kenë qenë të Acrocanthosaurusit, megjithëse nuk ka një lidhje direkte me eshtrat e mbetura prej skeletit.
Zbulimet e fundit kanë shpjeguar shumë detaje të anatomisë së tij, duke lejuar studimet e specializuara që fokusohen në strukturën e trurit të tij dhe funksionin e gjymtyrëve të përparme. Gjithsesi, ka akoma një debat rreth lidhjeve të tij evolucionare dhe disa shkencëtarë e kanë klasifikuar atë si një alosaurid, kurse disa të tjerë si një karkarodontosaurid. Acrocanthosaurusi ishte teropodi më I madh në ekosistemin e tij dhe ka mundësi të ketë qenë një grabitqar alfa që gjuante sauropodë dhe ornitopodë të mëdhenj.