A.C. Milan
From Wikipedia, the free encyclopedia
Associazione Calcio Milan, të cilit zakonisht i referohet vetëm si A.C. Milan ose thjesht Milan, është skuadër profesionale futbolli, italiane e bazuar në Milano, Lombardia, Itali, që garon në Serie A. Milani është themeluar në vitin 1899 nga dantella bërësi anglez, Herbert Kilpin dhe biznesmeni Alfred Edwards mbi të gjitha. Skuadra e ka kaluar të gjithë historinë e saj, përveç sezoneve 1980-81 dhe 1982-83, në ligën më të lartë futbollin italian, e njohur si Serie A që nga sezoni 1929–30.[1][2]
Emri i plotë | Associazione Calcio Milan S.p.A. | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | i Rossoneri (Kuq e Zinjtë) il Diavolo (Djalli) Casciavit (lombard për: Kaçavidë) | ||
Themeluar | dhjetor 1899, 16; 124 vite më parë (16-12-1899) | ||
Stadiumi | San Siro | ||
Kapaciteti | 80,018 | ||
Pronari | RedBird Capital Partners | ||
Presidenti | Paolo Scaroni | ||
Trajneri | Stefano Pioli | ||
Liga | Serie A | ||
2022–23 | Serie A, Vendi 4të | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
| |||
Ata janë një nga skuadrat më të suksesshme në futbollin botëror sa u përket trofeve ndërkombëtar se bashku me Boca Juniorsin dhe Independienten me nga 18 tituj zyrtar të njohur nga UEFA dhe FIFA, pas Realit të Madridit (27 trofej) dhe Al Ahlyt (21 trofej). Milani e ka fituar Kupën e Kampionëve/UEFA Champions League në shtatë raste, duke ngelur vetëm pas Realit të Madridit. Ata gjithashtu e kanë fituar UEFA Super Cup me një rekord prej pesë herësh si dhe Kupën e Fituesit të Kupës UEFA dy herë. Milani e ka fituar çdo kompeticion të madh në të cilin ka garuar, me përjashtim të UEFA Europa League (në këtë kompeticion ata kanë humbur dy gjysmëfinale në vitet 1972 dhe në 2002) dhe janë eleminuar në disa raste për shembull ai i vitit 2018. Brenda në Itali, me 18 tituj të ligës, Milani është një nga skuadrat më të suksesshme në Serie A së bashku me Interin (19 tituj), pas Juventusit (37 tituj). Për më tepër, Milani është skuadra e vetme të ketë fituar Serie A-në pa humbur lojë, duke e bërë këtë në sezonin 1991-91 gjatë një periudhe prej 58 lojërave të luajtura.
Milani lojërat në shtëpi i luan në San Siro, i njohur edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, të cilin e ndajnë me Interin, është më i madhi në futbollin italian, me një kapacitet total prej 80,018. Interi konsiderohet si rivali i tyre më i madh, dhe ndeshjet mes këtyre dy ekipeve janë të njohura si Derby della Madonnina, i cili është një nga derbit më të ndjekur në futboll. Sa i përket 2010-ës, Milani është skuadra e tretë më e mbështetur në Itali, dhe skuadra e shtatë më e mbështetur në Evropë, përpara çdo ekipi tjetër italian. Rangimi i skuadrave Evropiane sipas mbështetjes: Barcelona e para me 57.8 milion, e ndjekur nga Reali i Madrid (31.3 milion), Manchester United (30.6 milion), Chelsea (21.4 milion), Bayern München (20.7 milion) dhe Milani (18.4 milion).
Per 31 vjet pronari i skuadrës ishtë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ndërsa zëvendës-presidenti ishtë Adriano Galliani. Skuadra është një ndër më të pasurat dhe më të vlefshmet në futbollin italian dhe atë botëror. Milani ishte anëtar themelues e tani më grupit të shpërbërës G-14 nga skuadrat kryesuese të futbollit evropian si dhe zëvendësuesit të tij, European Club Association.
Më 13 prill 2017, Silvio Berlusconi shiti ekipin tek biznesmenit kinez Yonghong Li.[3]