Zëri njerëzor
From Wikipedia, the free encyclopedia
Zëri njerëzor konsiston në tingullin e prodhuar nga një njeri duke përdorur kordat vokale, për të folur, për të kënduar, për të qeshur, për të qarë, për të bërtitur etj. Mekanizmi pë prodhimin e ketij tingulli ndahet në tre pjesë ; mushkëria, kordat vokale në laring, dhe artikulatorët. Mushkëria ('pompa') duhet të prodhojë rryma ajri dhe presion ajror për të vibruar kordat vokale (ky presion ajror është karburanti i zërit).
Kordat vokale, të kombinuara me atikulatorët, janë të afta të prodhojnë vargje të gjata dhe të shumëllojshme zanore. Toni i zërit mund të kontrollohet në mënyrë që të shprehë emocione si zemërimi, habia apo lumturia. Këngëtarë e përdorin zërin si një instrument për të krijuar muzikë.