Voltmetri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Voltmetri është instrument që përdoret për matjen e diferencës së potencialit elektrik midis dy pikave në një qark elektrik . Është e lidhur paralelisht. Zakonisht ka një rezistencë të lartë në mënyrë që të marrë nga qarku rrymë shumë të vogël ose të papërfillshme.
Voltmetrat analogë lëvizin një tregues përgjatë një shkalle në proporcion me tensionin e matur dhe mund të ndërtohen nga një galvanometër dhe një rezistencë serike. Matësit që përdorin amplifikatorë mund të matin tensione të vogla të mikrovoltëve ose edhe më pak. Voltmetrat dixhitalë japin një shfaqin në mënyrë numerike tensionin duke e përdorur një konvertues analog në dixhital.
Voltmetrat prodhohen në një gamë të gjerë mënyrash, disa të furnizuar me burime të energjisë të veçanta (p.sh. nga bateria) dhe disa të tjerë furnizohen nga vetë burimi i tensionit të matur. Instrumentet e montuara përgjithmonë në një panel përdoren për të monitoruar gjeneratorët ose aparate të tjera. Instrumentet portative janë zakonisht të pajisura edhe për të matur rrymën dhe rezistencën në formën e një multimetri dhe janë instrumente standarde testimi që përdoren në punën elektrike dhe elektronike.