Vandalët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Vandalët, të quajturit edhe Wandalen, Vandali, Vandili, Vandilier dhe Vanduli, kanë qënë një popull gjerman, që klasifikohet në grupin gjuhësor gjermanikolindor. Në kohën e Tacitus-it Vandalët u ngulitën së pari në verilindje të "Gjermanisë", më vonë u shtrinë gjithmonë e më tepër dhe gjatë shekullit V u shpërngulën më tej, në kuadër të pushtimeve barbare në pjesën më të madhe në drejtim të Spanjës dhe të Afrikës Veriore. Me shkatërrimin e mbretërisë së vandalëve në shekullin e VI nga trupat romakolindore ata i humbën gjurmët e tyre.