Truri
organ që shërben si qendër e sistemit nervor në të gjitha kafshët e kurrizore dhe shumicën e atyre jokurrizore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Truri (lat. cerebrum dhe greq. ἐγκέφαλον - enkefalon - "në kokë" ) tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në një nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 10.000.000.000.000 neurone, secili i lidhur me mëse 1.000 të tjerë. Neuroshkenca është studimi shkencor i trurit dhe gjithë sistemit nervor.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Truri ndahet ne disa grupe:
-Arrçi Është pjesa e fundit e trurit e lidhur me palcën kurrizore.Është qendër për rregullimin e procesit të frymëmarrjes, të zemrës, gëlltitjes, të tkurrjes dhe zgjerimit të enëve të gjakut.
-Truri i vogël Është i zhvilluar mirë sidomos tek gjitarët, dhe te shumë llojeve të peshqve.Ai është qendër e drejtpeshimit, lëvizjes dhe koordinimit të punës së muskujve. Tek amfibet dhe zvarranikët është i zhvilluar pak.
-Truri i mesëm Është i vendosur në mes të trurit të madh dhe palcës kurrizore.Tek rruazorët primitiv truri i mesëm është vendi kryesor i lidhjes mes ngacmimeve dhe grupeve të muskujve.
-Truri i ndërmjetëm Është i vogël. Në pjesën e poshtme të tij gjendet hipofiza e lidhur me hipotalamusin si qendër kontrolluese e metabolizmit, temperaturës së trupit, procesin e gjumit dhe funksione të tjera, ndërsa në pjesën e sipërme epifiza si gjëndër me tajim.
-Truri i përparmë Te truri i përparmë ndodhen lobet ballore, janë të vendosura direkt pas ballit. Lobet ballore janë lobet më të mëdha në trurin e njeriut dhe janë gjithashtu rajoni më i zakonshëm i dëmtimit traumatik të trurit. Lobet ballore janë të rëndësishme për lëvizjen e vullnetshme, gjuhën shprehëse dhe për menaxhimin e funksioneve ekzekutive të nivelit më të lartë. Funksionet ekzekutive i referohen një koleksioni aftësish njohëse, duke përfshirë aftësinë për të planifikuar, organizuar, iniciuar, vetë-monitoruar dhe kontrolluar përgjigjet e dikujt për të arritur një qëllim. Lobet ballore konsiderohen qendra jonë e sjelljes dhe e kontrollit emocional dhe shtëpia e personalitetit tonë. Nuk ka asnjë pjesë tjetër të trurit ku lezionet mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri kaq të gjerë simptomash
Pjesa më e madhe e tërë trurit i takon trurit të madh, që peshon rreth 1400 g. Gjendet në pjesën e përparme,ky është i formuar nga 2 hemisfera të lidhura përmes traut truror (corpus calosum) Edhe te ky dallojmë 2 substanca, të përhimtë nga jasht dhe të bardhë nga brenda. Masa e përhimtë ndërton koren trurore (cortex cerebri) dhe masën e përhimtë subkortikale -ganglionet bazale. Masa e bardhë është e përbërë nga fijet e shumta asociastive, komisurale dhe projekcionale.Sipërfaqja