Teksasi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Teksasi është një shtet në rajonin Qendror Jugor të SHBA-së. Ai është shteti i dytë më i madh i SHBA-së për nga popullsia dhe sipërfaqja. Teksasi kufizohet nga Meksika në jug, Nju Meksiko në perëndim, Oklahoma në veri, Arkanzas në verilindje, dhe Luiziana në lindje. Teksasi ka një sipërfaqe prej 696.200 km², dhe një popullsi në rritje prej 24,7 milion banore. Hjuston është qyteti më i madh në Teksas dhe i katërti më i madh në Shtetet e Bashkuara. Qytetet e tjera kryesore përfshijnë Dallas, Fort Worth, San Antonio, El Paso, dhe Austin-kryeqyteti i shtetit. Teksasi është mbiquajtur shteti i Yllit të Vetmuar për ta dalluar Teksasin si një ish republikë e pavarur dhe si një kujtim i luftës për pavarësinë e shtetit nga Meksika. "Ylli i Vetmuar" mund të gjendet në flamurin e shtetit të Teksasit dhe në emblemën e shtetit të Teksasit.[6]
Teksas
Texas | |
---|---|
Shteti i Teksasit | |
Nofka(t): The Lone Star State | |
Parimet: Friendship | |
Himni: "Texas, Our Texas" | |
Vendi | Shtetet e Bashkuara |
Para shtetësisë | Republika e Teksasit |
U pranua në Bashkim | 29 dhjetor 1845 (28-të) |
Kryeqyteti | Austin |
Qyteti më i madh | Houston |
Metroja më e madhe dhe zonat urbane | Dallas–Fort Worth |
Qeveria | |
• Guvernatori | Greg Abbott (R) |
• Guvernatori toger | Dan Patrick (R) |
Legjislatura | Legjislatura e Teksasit |
• Dhoma e sipërme | Senati |
• Dhoma e ulët | Dhoma e Përfaqësuesve |
Gjyqësori | Gjykata e Lartë e Teksasit (Civil) Gjykata e Apelit Penal të Teksasit (Penal) |
Senatorët amerikan | John Cornyn (R) Ted Cruz (R) |
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA | 23 Republikanë 12 Demokratë 1 bosh (lista) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 268.596 sq mi (695.662 km2) |
• Sipërfaqe tokësore | 261.232 sq mi (676.587 km2) |
• Sipërfaqe ujore | 7.365 sq mi (19.075 km2) 2.7% |
Sipërfaqja vendi | 2-të |
Dimensionet | |
• Gjatësia | 801[1] mi (1.289 km) |
• Gjerësia | 773[1] mi (1.244 km) |
Lartësia mbidetare | 1.700 ft (520 m) |
Lartësia më e lartë | 8.751 ft (2.667,4 m) |
Lartësia më e ulët | 0 ft (0 m) |
Popullsia (2020) | |
• Gjithsej | 29.145.505[3] |
• Vendi | 2-të |
• Dendësia | 114/sq mi (42,9/km2) |
• Dendësia vendi | 26-të |
• Të ardhurat mesatare shtëpiake | $64.034[4] |
• Të ardhurat vendi | 22-të |
Emri i banorëve | Teksan Teksazian (arkaik) Tejano (zakonisht përdoret vetëm për hispanikët) |
Gjuha | |
• Gjuha zyrtare | S'ka (shih Gjuhët e folura në Teksas) |
• Gjuhët e folura | |
Zona kohore | |
shumica e shtetit | UTC−06:00 (Qendrore) |
• Verës (DST) | UTC−05:00 (CDT) |
UTC−07:00 (Mali) | |
• Verës (DST) | UTC−06:00 (MDT) |
Shkurtesa USPS | TX |
Kodi ISO 3166 | US-TX |
Shkurtesa tradicionale | Tex. |
Gjerësia gjeografike | 25°50′ N to 36°30′ N |
Gjatësia gjeografike | 93°31′ W to 106°39′ W |
Faqja zyrtare | texas |
Për shkak të përmasave të tij dhe veçorive gjeologjike, Teksasi përmban peizazhe të ndryshme që i ngjajnë rajoneve Jugore dhe Jugperëndimore të SHBA-së.[7] Edhe pse Teksasi lidhet me zonën e shkretëtirës Jugperëndimore, më pak se 10 % e tokës është shkretëtirë.[8] Nëse udhëton nga lindja në perëndim, do të vëresh terrenin që shkon nga kënetat bregdetare dhe pyjet me pisha, në fusha dhe kodrina, dhe në fund shkretëtirë dhe malet e Big Bend-it. Për shkak të historisë së tij të gjatë si një qendër e rritjes së gjedhit, Teksasi ka imazhin e kaubojit.
Termi "gjashtë flamuj mbi Teksasin" vjen nga numri i vendeve që kishin sundimin Teksasin. Spanja ishte vendi i parë evropian që e deklaroi zonën e Teksasit si të sajën. Franca mbajti një koloni jetëshkurtër në Teksas. Meksika e kontrolloi territorin deri në vitin 1836 kur Teksasi fitoi pavarësinë e tij, duke u bërë një republikë e pavarur. Në vitin 1845 ai u bashkua me Shtetet e Bashkuara si shteti i 28-të.[9] Aneksimi i shtetit çoi në një zinxhir ngjarjesh që shkaktuan Luftën Meksikano-Amerikane më 1846. Teksasi deklaroi shkëputjen e tij nga Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 1861, duke iu bashkuar Shteteve të Konfederatës së Amerikës gjatë Luftës Civile Amerikane. Pas luftës dhe restaurimin e tij në Shtetet e Bashkuara, Texas hyri në një periudhë të gjatë të moszhvillimit ekonomik.
Në fillim të viteve 1900, zbulimet e naftës nisën një bum ekonomik në shtet. Teksasi zhvilloi një ekonomi të shumëllojshme. Sot ai ka më shumë nga 500 kompanitë më të mira, të quajtura "Fortune 500", se çdo shtet tjetër amerikan. Me një bazë të industrisë në rritje, shteti është një lider në shumë industri, duke përfshirë bujqësinë, petrokimikatet, energjinë, kompjuterat dhe elektronikën, aviacionin, dhe shkencat biomjekësore. Ai është në krye të vendit për të ardhurat nga eksporti që nga viti 2002 dhe i dyti për prodhimin bruto. Nëse Teksasi do të ishte një shtet sovran, do të kishte ekonominë e 10-të më të madhe në botë.