Shtatë mrekullitë e botës së lashtë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Listë me shtatë mrekullitë e botës së lashtë është shkruar rreth shek II p.e.s. Referime e parë në lidhje me këtë ide është gjetur në Histori të Herodoti, shek V p.e.s. Dekada më vonë, historianët helenë shkruan për monumentet më të madhërishme të kohës. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi "Përmbledhje e mrekullive nëpër botë". Gjithçka dimë për këtë përmbledhje është vetëm titulli, sepse ajo u dogj në zjarrin që i ra bibliotekës. Lista përfundimtare është plotësuar gjatë mesjetës. Lista përmbante 7 monumentet më mahnitëse të botës antike, disa prej të cilave pothuaj u zhdukën gjatë mesjetës. Të tjera as që nuk "jetonin" më. Midis referencave më të vjetra rreth listës kanonike janë gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574) dhe Johann Fischer von Erlach me veprën “Histori e Arkitekturës”. Sot, evidencat arkeologjike zbulojnë disa prej mistereve që rrethonin historinë e këtyre mrekullive prej shekujsh. Për ndërtuesit e tyre, 7 mrekullitë ishin një celebrim i fesë, mitologjisë, artit, fuqisë dhe shkencës. Për ne, ato pasqyrojnë aftësinë e njeriut për të ndryshuar ambjentin duke ndërtuar konstruksione madhështore, njëra prej të cilave i qëndron kohës edhe në ditët tona.
- Ky artikull është për mrekullitë e botës së lashtë, për tjetër shih Shtatë mrekullitë e botës.