Shqiptarofobia në Serbi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Albanofobia, ose ndjenja anti-shqiptare, është shumë e përhapur në Serbi. Urrejtja ndaj shqiptarëve është më së shpeshti e lidhur me konfliktin serbo-shqiptarë. Edhe sot në të gjitha portalet, gazetat dhe televizionet serbe flitet keq për shqiptarët. Ata përdorin fjalën "Šiptar". Është fjalë racist-terroriste që do të thotë se shqiptarët janë racë e keqe për serbët.
Albanofobia reflektohet në stereotipet dhe paragjykimet negative, si në diskriminimin ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptarë. Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët i përkasin një race inferiore.[1][2] Sipas disave, ndjenja anti-shqiptare reflektohet edhe në përdorimin e termit Šiptar (sq. Shqiptarë), forma e sllavizuar e etnonimit shqiptarë, që përveç konotacionit negativ në gjuhën serbe, konsiderohen edhe fjalë ofenduese.[3][4]
Gjatë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, ndër ta: Jovan Cvijiq, Vaso Čubrilović, Ivo Andriq dhe të tjerë.[5] Shkrimtari dhe analisti serb Mirko Đorđević thotë: "Janë bërë qindra memorandume, plane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kur kërkoni nëpër këtë zgjidhje, qoftë ajo komuniste, shtetërore apo kishtare, do të vini re se të gjitha këto plane ishin për të zgjidhur çështjen e Kosovës në mënyrë që atje të mos ketë asnjë shqiptarë."[6]