Shkolla konvikt
shkollë ku disa ose të gjithë njerëzit jetojnë në kampus / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkollë konvikti është një tip shkolle që siguron arsimim për nxënësit që mësojnë dhe jetojnë pranë ambienteve shkollore, në internat, në krahasim me një shkollë ditore. Fjala "konvikt" përdoret në kuptimin e "dhomës ose internatit", d.m.th vendi ku ofrohet strehim dhe ushqim. Ndërsa ato kanë ekzistuar për shumë shekuj, dhe tani shtrihen në shumë vende, funksioni dhe etika e tyre ndryshon shumë nga vendi në vend. Tradicionalisht, nxënësit kanë qëndruar në shkollë për tërë kohën e mësimit; disa shkolla lehtësojnë kthimin në shtëpi çdo fundjavë, dhe disa nxënës kanë vetëm mësim ditor. Disa janë vetëm për djem ose vetëm për vajza ndërsa të tjerat janë koedukative.