Shkalla e Mohs-it për fortësinë e mineraleve
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkalla e Mohs-it për fortësinë e mineraleve është një shkallë renditje për karakterizimin e rezistencës së gërvishtjes së mineraleve të ndryshme, përmes aftësisë së materialeve të fortë për të gërvishtur ata më të butë. Ajo u krijua në 1812 nga gjeologu dhe mineralogu gjerman Fridrih-t Mohs dhe është një nga disa mënyrat për të matur fortësinë në shkencë e materialeve, disa prej të cilave janë më kuantitative.[1] Metoda e krahasimit të fortësisë duke parë se cili mineral mund gërvishtë të tjerët është një mënyrë antike krahasimi, e cila përmendet edhe nga Theofrastus-i në traktatet e tij "Mbi Gurë", rreth vitit 300 p.e.sonë dhe më pas nga Plini Plak me veprën e tij "Naturalis Historia", në vitin 77 të e. sonë.[2][3][4] Ndërsa përdoret në masë të madhe për të lehtësuar identifikimin e mineraleve në fushë e gjeologjisë, por shkalla e Mohs-it nuk tregon në të vërtet se sa mirë materialet e forta veprojnë në punimet industriale.[5]