Seminari Italo-Arbëresh i Palermos
From Wikipedia, the free encyclopedia
Seminari Arbëresh i Palermos, ose Seminari Italo-Shqiptar (në italisht: Seminario Italo-Albanese di Palermo), quajtur një herë edhe "Seminari Grek" për shak të ritit "grek" (bizantin)[1][2] i pranuar nga arbëreshëve, ishte qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e Arbëreshëve të Siçilisë[3].
U themelua në Palermo më 1734 nga At Gjergji Guxeta, Apostull i arbëreshëve të Siçilisë dhe më i madhi i intelektualëve arbëreshë të Siçilisë të shk. XVIII. Semirari ishte për shekuj me radhë vatra e ruajtjes së gjuhës shqipe, e kulturës dhe traditave shqiptare, si dhe e patriotizmit shqiptar, ku u formuan shumë intelektualë, priftërinj të shquar, shkrimtarë dhe poetë të njohurë gjithashtu në të njëjtën vendlindje Shqipëri. Nga viti 1945 selia e saj është lëvizur në Horën e Arbëreshëvet (PA).