Regjistrimet e popullsisë në Kosovë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Regjistrimet e popullsisë në Kosovë paraqesin procese sistematike të grumbullimit të të dhënave të popullsisë së Kosovës. Ky proces përfshinë edhe regjistrimin e banesave dhe pronave brenda territorit të Kosovës në një kohë të caktuar duke prezentuar një imazh statistikor që përmes të dhënave tregon se kush jeton në Kosovë, kushtet socio-ekonomike dhe kushtet e jetesës së tyre. Regjistrimi është një nga veprimtaritë statistikore më të rëndësishme që siguron një informacion te detajuar mbi numrin dhe strukturën e popullsisë, e krahasueshme edhe në njësi shumë të vogla gjeografike. Regjistrimi nuk është i lidhur me regjistrat e taksave, pensioneve, pronësisë, shpërndarjes se energjisë elektrike apo statusit të emigrantit.
Regjistrimi jep një përshkrim të detajuar të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Kosovë. Sa njerëz banojnë sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata, dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë kosovare. Të dhënat e regjistrimit do të sigurojnë këtë informacion dhe do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse të planifikojnë mbi baza reale dhe të hartojnë politika për nevojat konkrete në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj. Për më tepër të dhënat e regjistrimit mundësojnë krahasimin midis qyteteve dhe zonave të caktuara kështu që institucionet ndërkombëtare dhe vendore mund të ndjekin me lehtësi zhvillimet dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre më me saktësi.