Referendumi për pavarësinë e Katalonjës, 2017
referendum për pavarësi në Katalonje, 1 Tetor 2017 / From Wikipedia, the free encyclopedia
Qeveria rajonale e Katalonjës ka vendosur një referendum mbi pavarësinë katalanase për 1 tetor 2017.[1]
Ky referendum u thirr për herë të parë në qershor të 2017 dhe u miratua nga parlamenti katalanas në një seancë më 6 shtator 2017 së bashku me një ligj që thotë se pavarësia do të ishte e detyrueshme me një shumicë të thjeshtë, pa kërkuar një pjesëmarrje minimale.[2]
Partitë e opozitës refuzuan të marrin pjesë në seancë dhe u kanë bërë thirrje votuesve të tyre që të bojkotojnë votimin, me përjashtim të Catalunya Sí que es Pot që abstenuan por mbështetin pjesëmarrjen.[3]
Gjykata Kushtetuese e Spanjës e shpalli referendumin si ilegal më 7 shtator 2017.[4] Qeveria spanjolle po përpiqet të parandalojë pyetësorin sepse Kushtetuta Spanjolle nuk parashikon një votim mbi autonominë e një Komuniteti Autonom. Nga ana tjetër, lëvizja katalunase e pavarësisë e bazon qëndrimin e saj mbi të drejtën e vetëvendosjes së popujve.