Pushtimi i Polonisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pushtimi i Polonisë (1 shtator - 6 tetor 1939), ishte një sulm i përbashkët ndaj Republikës së Polonisë nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi gjerman filloi më 1 shtator 1939.
Forcat shumë superiore në numër të Wehrmacht gjerman avancuan aq shpejt, saqë qeveria polake u detyrua që të evakuohej në Rumani vetëm 16 ditë më vonë. Sulmi gjerman mbi Poloninë ishte një sulm blitz (uftë e shpejtë), i shoqëruar me bombardime të shumta nga ajri dhe i kombinuar me një sulm në tokë nga këmbësorët me mjete të motorizuara të shpejta dhe divizone të blinduara, duke shkatërruar një pjesë të mirë të vendit. [1]
Pasi Gjermania nuk iu përgjigj ultimatumit për t’u tërhequr nga Polonia, Britania dhe Franca i shpallën luftë. Nga ana tjetër, sovjetikët, nisën pushtimin e Polonisë lindore më 17 shtator, duke e ndarë vendin nën një klauzolë të fshehtë në paktin e mossulmimit. [1]10 ditë më vonë, më 27 shtator të atij viti mbrojtësit e kryeqytetit polak u dorëzuan,[2] duke lënë më shumë se 60 mijë ushtarë të vrarë 25 mijë civilë të vrarë.[1]
Fushata përfundoi më 6 tetor me Gjermaninë dhe Bashkimin Sovjetik që ndanë dhe aneksuan të gjithë Poloninë sipas kushteve të Traktatit të Kufirit Gjermano-Sovjetik.
Pushtimi i Polonisë nga ana e Gjermanisë naziste është një nga kapitujt më të errët të Luftës së Dytë Botërore. 6 milionë njerëz ose thuajse 18% e popullsisë polake u vranë gjatë sundimit nazist përmes ekzekutimeve në masë dhe skllavërisë.